VIDEO / Azarbejxhani mundet në shtëpi,  Qipro befason Slloveninë

Azerbajxhani i Xhiani De Biasit pësoi humbjen e 2-të rresht në Grupin “A” kualifikues për eliminatoret e “Katar 2022”. Kombëtarja e drejtuar nga ish-trajneri i Shqipërisë pësoi një tjetër disfatë minimale 1-2, pas asaj ndaj Portugalisë këtë herë nga Serbia. Serbët kaluan në avantazh me sulmuesin e tyre kryesor Mitrovic në minutën e 16-të, por në minutën e 59-të Makhmudov shënoi golin e barazimit për azerët me një 11-metërsh. Por për t’i dhënë tre pikët përfaqësueses ballkanase mendoi sërish Mitrovic që në minutën e 81-të i shërbyer nga Milinkovic-Savic shënoi golin e tre pikëve dhe të fitores së dytë në grup për Serbinë që kryeson me 7 pikë.

 

 

Surprizën në ndeshjet e orës 18:00 të vlefshme për raundin e 3-të e bëri Qipro që mposhti 1-0 Slloveninë me golin e Pittas në minutën e 42-të. Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Slloveninë ndërkohë që Qipro u ngjit përkohësisht në vendin e 2-të me 4 pikë në Grupin “H”. (FOTO: Ekipa SN)

LEXO EDHE:

Back to top button