VIDEO / Bajrami siguron 3 pikë për Sasuolon: Gol i rëndësishëm për skuadrën

Nedim Bajrami ishte protagonist absolut në fitoren 3-2 të Sassuolos ndaj Cremoneses, takim i vlefshëm për raundin e 25-të të Seria A. Mesfushori shqiptar e nisi sfidën në minutën e 68’, duke zënë vendin e Defrel në fushë, megjithatë ishte vendimtar në fitoren e 3 pikëve. Sfida ishte në barazimin 2-2, kur në minutën e 90+2’ pas një asisti nga Lauriente,  Bajrami realizoi një goditje perlë në portë, duke shënuar golin e tij të parë me “zijeshilët” dhe njëkohësisht atë të fitores së këtij takimi.

 

“Ishte një gol i rëndësishëm dhe një ndeshje e shkëlqyer për të gjithë ekipin, duhet të vazhdojmë kështu. 2-0 është gjithmonë i rrezikshëm, ata shënuan dy gola, por ne reaguam mirë dhe fituam. Ishte e rëndësishme për ne. Kam humbur 2 ose 3 herë raste para portës disa javë më parë. Sot hyri në portë dhe unë jam shumë i lumtur. Një gol i rëndësishëm për skuadrën. Ka shumë ndeshje për të luajtur me Sassuolon dhe këtu ndihem shumë mirë. Djemtë më pritën shumë mirë.”-tha 24-vjeçari.

Pas kësaj ndeshje Sassuolo shkon në kuotën e 30 pikëve në vend të 13-të, ndërsa Kremonese renditet në vend të 19-të me 12 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button