VIDEO / Barcelona fiton trofeun “Gamper”, deklason Unam Pumas

Skuadra e Barcelonës shënoi 6 gola kundër Unam Pumas nga Meksiko, duke kaluar me sukses testin përfundimtarë në prag të fillimit të sezonit në La Liga. Para 84 mijë spektatorëve, yjet e skuadrës katalonase, sollën një performancë të lartë për të fituar trofeun “Zhoan Gamper”. Ky duel ishte mjaft interesant pasi që si kundërshtarë ishte Dani Allves, i cili kishte një  pritje të ngrohtë.

Goli i parë ishte vepër e Robert Levandovskit, i cili shënoi golin e tij debutues për Barçën pas vetëm tre minutash lojë. Dy minuta më vonë, slmuesi polak asistoi Pedrin për të dyfishuar epërsinë (2-0). Ishte minuta e dhjetë kur Barça shënoi për herë të tretë dhe këtë herë përmes Ousmane Dembele. Shënimi i shpejtë vazhdoi në të 19-ën me golin e Pedrit, sërish pas asistimit të Levandovskit.

Në pjesën e dytë, Çavi bëri shtatë ndryshime, dërgoi në fushë Fati, Aubamejang, De Jong, Alba, Pike, Niko dhe të porsaardhurin Kesi, ndërsa në kohën shtesë debutoi edhe Zhull Kunde.

Pas shumë zëvendësimeve nga të dyja palët dhe me ritëm më të qetë, duelit po i vinte kah fundi. Golin e fundit të takimit e shënoi Frenki De Jong, për 6-0.

 

LEXO EDHE:

Back to top button