VIDEO /“Djajtë e Kuq” mundin Totenhamin me përmbysje

Mançester Junajted ka arritur që të fitojë përballjen në transfertë ndaj Totenhamit të Hoze Murinjos me 3-1, duke përmbysur rezultati e pjesës së parë që u mbyll me epërsi të vendasve. Fillimisht goli i Edinson Kavanit u anulua nga “VAR” për arsye se McTominay kishte fauluar Heung Min Sonin.  Vetëm disa minuta më vonë, Heung-Min Son arriti të zhbllokoi rezultatin pas asistimit të bukur të Mouras (40′), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

 

 

“Djajtë e Kuq” barazuan rezultatin përmes Fred, për të cilin ishte goli i parë në Premierligë pas plotë dy viteve (57′). Ndërsa, përmbyjen për Junajtedin e realizoi Kavani pas harkimit të bukur nga Bruno Fernandes (79′). Në fund, Mejson Grinvood shënoi gol të bukur për rezultatin përfundimtar 1-3 (90+6).

Pas kësaj fitore, “Djajatë e Kuq”, mbajnë pozitën e dytë me 63 pikë, ndërsa Totenham renditet në vendin e gjashtë me 49 pikë, pesë më pak se Uest Ham që qëndron në të katërtin.

LEXO EDHE:

Back to top button