(Video) Elon Musk u shfaq në mbylljen e Kupës së Botës: Tifozët e krahasojnë me Zelenskyn – ja pse?

Elon Musk u shfaq në mbylljen e Kupës së Botës në Katar.

Para fillimit të ndeshjes mes Argjentinës dhe Francës, ai ka shtrënguar duart me tifozët. Shumë përdorues të Twitter komentuan faktin se ai kishte veshur një këmishë jeshile dhe e krahasuan atë me Volodymyr Zelensky.

“Pse Elon po luan presidentin e Ukrainës?” Kjo është Kupa e Botës”, ka shkruar një përdorues në Twitter.

“Dukesh pak qesharake në këtë ‘bluzë jeshile’”, shtoi një tjetër.

Elon ka shpërndarë një video të atmosferës fenomenale në Katar në llogarinë e tij në Twitter. Argjentina fitoi Kupën e Botës, e drejtuar nga mjeshtri Lionel Messi.

 

LEXO EDHE:

Back to top button