VIDEO/Empoli merr fitore ndaj Juventusit të “plagosur” nga vendimi i Gjykatës së Apelit

Skuadra e Empolit ka arritur të marrë një fitore në shtëpi kundër Juventusit me rezultatin 4-1. Kaputo kaloi në avantazh Empolin në minutën e 18-të falë një penalltie, pasi Milik shkaktoi një faull brenda zonës. Ende pa mbaruar festa e golit të parë, Empoli gjen edhe të dytin në minutën e 21-të me anë të Lupertos pas një rrëmuje në zonën e bardhezinjve.

Pjesa e dytë në fakt u mendua se Juventusi do të reagonte, por që në fillim të intervalit të dytë kohor nisi në favor të Empolit. Një kundërsulm perfekt, rezultoi me golin e tretë për Empolin të realizuar përsëri nga Caputo në minutën e 48-të falë një asistimi nga krahu i djathtë nga Akpa Akpro. Gjatë pjesës së dytë, Juve ka tentuar të reagojë dhe ka shënuar golin e parë në minutën e 85-të me anë të Kiesa-s. Dukej sikur do të mbyllej me këtë rezultat, por Empoli shënon edhe golin e katërt në minutën e 93-të me anë të Pikoli.

Kjo humbje i shkakton edhe më shumë dëme Juventusit, pasi tashmë ata mbeten në vendin e shtatë të renditjes së Serie A me 59 pikë, një pikë më pak se Roma e vendit të gjashtë që ndodhet në zonën e Ligës së Konferencës. Gjithsesi, “bardhezinjtë” kanë ende shpresë pasi kanë dy ndeshje të mbetura, ku njëra prej tyre është përballje direkte me Milanin. 6 pikë do të ishin shumë të rëndësishme për hyrjen e tyre në LIgën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

 

 

Gjykata e Apelit -10 pikë Juventusit

Ditë më parë me anë të një njoftimi për shtyp nga FIGC në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit, i cili vendosi të dënojë Juventusin me -10 pikë për çështjen e fitimeve kapitale.

“E thirrur nga “Collegio di Garanzia dello Sport” për të rinovuar vlerësimin e saj për sanksionin që do t’i vendoset Juventusit për të ashtuquajturën “çështja e fitimeve kapitale”, Gjykata Federale e Apelit ka vendosur të sanksionojë klubin e Juventusit me dhjetë pikë dënimi në renditje në lidhje me sezonin aktual sportiv.

Gjykata gjithashtu liroi nga akuzat e ngarkuara Pavel Nedved, Paolo Garimberti, Assia Grazioli Venier, Keitlin Mari Hjuz, Daniela Marilungo, Françesko Ronkalio dhe Enriko Vellano”, thuhej në njoftimin zyrtar.

LEXO EDHE:

Back to top button