VIDEO / Flojd Mejuether, sërisht dhuron spektakël në Abu Dabi

Legjenda e boksit Flojd Mejuether është fitues i përballjes ndaj Don Murit, që u zhvillua në Abu Dabi. Një sfidë me 8 raunde, e dominuar nga Mejuether, që pati epërsi ndaj rivalit të tij, të cilin dikur e ka patur partner në ring gjatë stërvitjes. Gjithsesi, në ring nuk pati histori.

Të gjithë 8 raundet ishin të bukur, por Mejuether ishte më superior se rivali i tij, të cilin e hodhi edhe në tapet në raundin e fundit. Mur arriti të rezistojë deri në fund, por nuk pati asnjë gjasë të rivalizojë apo fitojë ndaj legjendës së ringut.

Edhe pse bëhej fjalë për një sfidë “shou” dhe pa rëndësi për statistika, të tri gjyqtarët ia dhanë fitoren Mejuetherit (80-69 rezultati i të tri gjyqtyarëve). Kjo sfidë duhej të ishte zhvilluar një javë më parë, por u shty për shkak të vdekjes së presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

 

LEXO EDHE:

Back to top button