VIDEO / Goli i rrallë nga Meksiko, shënohet nga 80 metra!

Ky është një nga ata golat e rrallë që mbeten të memorie. I njëjti është shënuar në ndeshjen e javës së 14-të të kampionatin meksikan, në sfidën në mes Paçukës dhe Pueblës që u mbyll me rezultat 1-3. Ishte minuta e 6-të shtesë dhe miqtë kryesonin 1-2, teksa futbollistët vendas po bënin përpjekjet e fundit për të barazuar.

 

 

Pas ekzekutimit të një këndoreje, Salvador Reyes i Pueblas, pasi sheh që portieri kundërshtar kishte braktisur portën, për t’i dhënë ndihmë sulmit, godet nga një distancë rreth 80 metra, me topin që arrin të kalojë vijën fatale edhe pse e humbet ndjeshëm fuqinë. I ligjshëm entuziazmi te futbollistët e Pueblas, që me këtë finalizim të pabesueshëm mbyllën ndeshjen me rezultatin 1-3.

 

LEXO EDHE:

Back to top button