VIDEO / Hallandi, më i shpejti në Premier Ligë deri te 20 gola

Haland, më i shpejti në Premier Ligë deri te 20 golaErling Haaland është një makineri golash dhe vazhdon të vendosë rekorde në Premier Ligë, kampionat ku askush nuk ia ka dalë të shënojë 20 gola në një kohë kaq të shkurtër. Haaland u rikthye në qytetin e lindjes dhe shënoi dy gola në suksesin e kampionëve në fuqi të Anglisë (3-1 kundër Lidsit).

20 gola numëron sulmuesi duke kryesuar renditjen e golashënuesve në Premier Ligë, shifër që e ka arritur në vetëm 14 ndeshje të luajtura, duke parakaluar Kevin Filipsin. Ish-sulmuesi i Sutemptonit dhe Sanderlandit, ishte ai që mbante rekordin e lojtarit që shënoi më shpejt se të gjithë 20 golat e parë në Premier Ligë në 21 takime të zhvilluara.

Tani ky rekord i përket Haaland, i cili e arriti kuotën e 20 golave në ishull në shtatë takime më pak se ish-lojtari i kombëtares angleze, ndërkohë që Guardiola i gëzohet efikasitetit të goleadorit të tij.

LEXO EDHE:

Back to top button