VIDEO / Ja si ishte festa e kampionëve të botës në Rosario, me regji të Leo Mesit

Lionel Messi organizoi një mega-festë në kompleksin “City Center” në Rosario për t’i dhënë lamtumirën vitit 2022 me miqtë e tij. E bëri këtë edhe në kuadër të festimeve për fitimin e Kupës së Botës.

Edhe pse nuk kishte asnjë njoftim zyrtar, një anëtar i logjistikës së eventit zbuloi: “Festa mblodhi bashkë të njohurit dhe fansat e Messit, në të performuan grupe muzikore si Los Palmeras, La Mosca dhe La Konga. Gjithashtu, në listë ishin disa lojtarë dhe miq, që vinin për të mbyllur vitin me kampionin e botës”.

E vërteta është se që herët, shumë tifozë bardheblu dhe familjet e tyre filluan të rrethojnë kompleksin, duke pritur të ftuarit dhe ardhjen e Messit. Gjashtë avionë privatë mbërritën në aeroportin “Islas Malvinas” në Fisherton, mes tyre Sergio ‘Kun’ Aguero, Claudio “Chiqui” Tapia dhe Leandro Paredes.

 

Një nga të ftuarit ishte Maxi Rodríguez, i cili mbërriti disa minuta para orës 21:00. Vetëm pas orës 21:15, qindra tifozë u hodhën mbi automjetin e Messit dhe ia bllokuan rrugën. Leo ishte i qetë dhe i duruar në timon, me Antonela të buzëqeshur në sediljen e pasagjerit dhe djemtë në sediljen e pasme. Disa minuta më vonë mbërriti Angel Di María, me rrugën më të qartë, pasi Messi hyri në festë.

LEXO EDHE:

Back to top button