VIDEO / Kilian Mbape sërisht me një shpejtësi maramendëse

Skuadra e Paris Sen Zhermen ka fituar derbin e javës së 24-të në  Francë kundër Olimpik Marsej. Parisienët shënuan fitore 2:0 në stadiumin  “Velodrom”, falë golave të Mauro Ikardit dhe Kilian Mbappes. Ky i fundit shënoi golin e parë të takimit, edhe atë vetëm pas 9 minutave lojë, kur pas një kundërsulmi të shpejtë arriti që të përshkojë plotë 99 metra të stadiumit, me një shpejtësi prej 37 km/h dhe në fund të mposht portierin kundërshtarë.

 

Mbrojtësit kundërshtarë e kishin të pamundur për ta ndalur, ndaj Mbape ia doli të realizonte. Ndërkaq, në minutën e 24, Ikardi dyfishoi shifrat dhe në vazhdim PSZH arriti ta menaxhonte më së miri sfidën.

 

Tashmë, PSZh është në vendin e tretë të kampionatit, tre pikë larg kreut që mbahet nga Lilë, ndërkohë që Marseja vazhdon periudhën negative duke qenë në vendin e nëntë me vetëm 33 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button