VIDEO / Leopardi shfaqet në “fushën” e futbollit!

Në Afrikë, kafshët e egra dhe të rrezikshme shfaqen shpesh në vende publike. Ato e kanë folenë në këtë kontinent dhe jo rrallë herë përballen me njerëzit. E diçka e tillë ka ndodhur së fundmi edhe në një ndeshje futbolli.

Derisa disa të rinj ishin duke luajtur futboll në një fushë aspak të përshtatshme dhe të improvizuar në “Kontinentin e Zi”, papritmas u shfaq një leopard. Kafsha po qëndronte i shtrirë disa dhjetëra metra larg një grumbullit njerëzish që po luanin futboll. Edhe pse në këtë afërsi, kafsha e rrezikshme nuk e ndërmori ndonjë sulm, siç jemi mësuar ta shohim zakonisht.

Diçka e rrallë dhe e pazakontë për ne, por jo edhe për afrikanët, të cilët kanë kontakte fizike të përditshme me kafshët e rrezikshme./reporteri/

LEXO EDHE:

Back to top button