VIDEO / Levandovski realizon golin e parë te Barcelona

I sapoardhuri i Barcelonës, Robert Levandovski shënoi një gol në një ndeshje miqësore kundër meksikanëve Pumas. Sulmuesi 33-vjeçar goditi portën e kundërshtarëve në minutën e tretë të takimit. Ky gol ishte i pari për polakun me ngjyrat e Barcelonës.

 

Më parë, sulmuesi mori pjesë në ndeshjet kundër Real Madridit, Juventusit dhe Nju Jork Red Bulls, por nuk arriti të shënonte gol.

Robert Levandovski u transferua te Barcelona në mes të korrikut nga Bajern Munihu, ndërsa ko0stoja e transferimit ishte 45 milionë euro. /albeu.com

LEXO EDHE:

Back to top button