VIDEO/ Lioni dhe Aintrahti me epërsi të madhe para sfidës kthyese

Skuadra e Lionit ka marrë fitore në udhëtim te Porto, në kuadër të raundit të 1/8 së finales në Ligën e Evropës. Lioni fitoi me rezultat minimal 0:1, derisa gjithçka do vendoset në ndeshjen kthyese. Golin e vetëm në takim e shënoi francezi Lucas Paqueta pas një asistimi të Dembeles (59′).

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Aintraht Frankfurt arriti të triumfoi ndaj Real Betisit me rezultat të ngushtë 1:2. Kostic hapi serinë e golave duke kaluar mysafirët në epërsi pas 14 minutave lojë.

Porto në fakt gjeti golin në fundin e ndeshjes me anë të Mbemba, por pas rishikimit të VAR-it doli që ishte pozitë jashtë loje (90+4). Ndërsa, ishte Fekir që barazoi rezultatin për Betisin pas një asistimi të Canales (30′). Mirëpo, vetëm dy minuta më vonë, Kamada riktheu avantazhin e Frankfurtit (32′).

Borre kishte rastin e artë që të vendoste mysafirët në epërsi të dyfishtë, por që dështoi nga pika e bardhë (52′).

LEXO EDHE:

Back to top button