VIDEO/ Liverpulli e Siti, lehtësisht në rundin e dytë të Liga Kupës

Skuadra e Liverpulllit ka mposhtur Norviçin me 3-0, duke siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Liga Kupës së Anglisë. Ishte Minamino që pas vetëm katër minutave u asistua nga Origi dhe kaloi Liverpullin në epërsi (4′), me këtë rezultat edhe u mbyll pjesa e parë. Norviçi kishte rastin e artë të barazonte, por Tzolis dështoi nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë, Origi pas një asistimi të Tsimikas dyfishoi epërsinë (50′). Ndërsa, ishte sërish Minamino që realizoi për të vulosur fitoren (80′). Ylli i Kosovës, Milot Rashica erdhi në lojë si zëvëndësim në minutën e 69-të.

Man. Siti shënoi fitore të thellë 6-1 në shtëpi ndaj Vikombin, në kuadër të Liga Kupës së Anglisë.  Skuadra e Ligës së Tretë në Angli befasisht kaloi në epërsi me anë të Hanlan (22′). Por, pas shtatë minutave, Kevin de Bruyne barazoi rezultatin (29′). Riyad Mahrez vendosi Sitin në epërsi (43′), kurse pas tre minutave talenti Foden dyfishoi avantazhin (45+1). Ishte spanjolli Ferran Torres që u përkujdes për golin e katërt (71′), derisa Mahrez shënoi golin e pestë për Sitin (83′). Ndërkohë talenti anglez Palmer vulosi fitoren (89′) pak minuta para kohës së rregullt.

LEXO EDHE:

Back to top button