Video lotaria shtetërore e Maqedonisë firmosi marrëveshje me klubin e basketbollit  “Rabotniçki”

Video lotaria shtetërore e Maqedonisë firmosi marrëveshje me klubin e basketbollit  “Rabotniçki”

Video lotaria shtetërore e Maqedonisë firmosi marrëveshje me klubin e basketbollit  “Rabotniçki” me çka zyrtarisht bëhet sponsor i tij. Përfaqësuesit e videolotarisë dhe ata të ekipit shpresojnë për bashkëpunim afatgjatë, ndërsa Goran Veselinovski nga klubi “Rabotniçki”, nënvizoi se ky bashkëpunim vjen në kohën e duhur, pasi klubi ndodhet në situatën më të keqe në historinë e tij. Në konferencën për media u prezantua fanella e parë e ekipit që mban logon e sponsorit të ri.

“Videolotaria edhe në periudhën e kaluar ka dëshmuar se është kompani moderne dhe e përgjegjshme ndaj shoqërisë, veçanërisht kur bëhet fjalë kur bëhet fjalë për sportin, kujdesemi në mënyra të ndryshme.Mund të ndaj një informacion të shkëlqyeshëm se prej sot me nënshkrimin zyrtar të marrëveshjes për sponsorim, do të jemi partnere të klubit të basketbollit  ‘Rabotniçki’, tha, Viki Çadikovska, Videolotaria “Casinos Austria”

“Vjen në kohën e duhur, kur klubi ishte në degë shumë të ulëta, ndoshta në situatën më të keqe në historinë e klubit. Shpresoj se do të inkurajojë edhe sponsor të tjerë dhe më vjen mirë që do të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer. Ne do t’ua kthejmë me punë të përpiktë dhe ta kthejmë klubin aty ku e meriton”, u shpreh Goran Veselinovski, drejtor ekzekutiv i klubit “Rabotniçki./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button