VIDEO/ Lukaku me 2 gola siguron Çellsit fitoren e 600-të

Skuadra e Çellsit ka regjistruar një fitore të pastër ndaj skuadrës së Aston Villas, duke triumfuar me rezultat 2-0. Ndeshjen e zhbllokoi Romelu Lukaku i cili shënoi gol në minutën e 15-të, pas një super asistimi nga Mateo Kovaçiç.

Në pjesën e dytë blutë realizuan edhe dy herë të tjera, fillimisht me anë të Kovacic i cili këtë herë shënoi pasi u gjend mjaft mirë në zonë pas një gabim nga mbrojtësi Mings, gjersa fitoren e vulosi sërish Romelu Lukaku i cili shënoi një gol të bukur në minutat shtesë.

Me këtë fitore ‘blutë’ tani ndajnë kreun me Man. Junajtedin, të dy skuadrat me nga 10 pikë të mbledhura. Skuadra londineze tani regjistron një rekord lokal, duke fituar ndeshjen e 600-të në kompeticionin e Premier Ligës, duke u bërë skuadra e parë londineze që e arrin këtë shifër.

LEXO EDHE:

Back to top button