VIDEO / Medalja e artë dhe dy rekorde bote, njihuni me kampionen e re

Samer Mekintosh vendosi dy rekorde në Kupën e Botës në Budapest të Hungarisë, ndonëse është vetëm pesëmbëdhjetë vjeçe. Notarja kanadeze arriti të fitojë medaljen e artë në disiplinën e 200 metrave në kategorinë “flutur”, e më pas medaljen e bronzit në stafetën 4 x 200 metra me kombëtaren e Kanada-s.

Mekintosh vendosi dy rekorde për të rinjtë, duke shënuar kohën 2 minuta 5 sekonda e 20 të qindta në garën 200 metra “flutur”. Ndërsa më vonë, me kohën 1 minutë, 54 sekonda, e 79 të qindta, vendosi një rekord tjetër, duke i dhënë skuadrës së saj një epërsi prej dy sekondash. Megjithatë, kanadezet e tjerë, nuk ishin në lartësinë e detyrës dhe përfunduan në vendin e tretë.

LEXO EDHE:

Back to top button