VIDEO / Milani vazhdon me fitore, fundos edhe Kaljarin

Skuadra e Milanit ka siguruar fitoren e radhës duke mposhtur në transfertë skuadrën e Kaliarit me rezultat 0- 2. Ylli i ndeshjes ishte Zlatan Ibrahimoviq, pasi që shënoi të dy golat. Fillimisht suedezi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke zhbllokuar rezultatin, me të cilin skuadrat shkuan në pushime. Rezultatin përfundimtar, sulmuesi i kuqezinjëve e shënoi në minutën e 52-të për rezultatin 0-2.  Me këtë fitore, Milani largohet në kreun e tabelës me 43 pikë, derisa Kaliari renditët në pozitën e 17-të me 14 pikë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button