VIDEO / Milano vishet “zikaltër”, Interi ngre Superkupën në Riyadh

Interi dërgon trofeun e Superkupës në Milano. “Zikaltrit” kanë mposhtur 3-0 Milanin në finalen e Superkupës të zhvilluar në Arabinë Saudite. Sa i përket ndeshjes, skuadra e Inzagit mori që në fillim frenat e dorës duke zhbllokuar sfidën me një gol të Dimarkos në minutën e 10′.

Ndërkohë 10 minuta më vonë ishte Xheko ai që dyfishoi shifrat duke mbyllur pjesën e parë me avantazhin 2-0. Pjesa e dytë ishte më e dobët sa i përket rasteve, me Milanin që kërkonte të shënonte.

Kjo bëri që kuqezinjtë të linin hapësira prapa. Për të vulosur fitoren mendoi Martinez, i cili dhuroi shou duke realizuar një supergol për 3-0.

LEXO EDHE:

Back to top button