VIDEO / Miliona klikime në vetëm 48 orë, kënga dedikuar pilotit të Formula 1

Botërori në Formula 1 për pilotin finlandez Valteri Botas nuk ishte i shkëlqyer, duke u renditur në vendin e 10-të me vetëm 49 pikë. Gjithsesi, piloti i Alfa Romeo mund të ngushëllohet me këngën që i kanë dedikuar.

Këngëtari amerikan me origjinë portorikane Arcangel ka postuar një këngë me titullin “Bottas”, këngë që në pak orë është bërë virale, duke patur një sukses të jashtëzakonshëm.

Në vetëm 48 orë, kënga ka patur mbi 2.2 milionë klikime në YouTube. Arcangel realizoi këngën “Bottas” në bashkëpunim me dy këngëtarë të tjerë, Duki dhe Bizarrap.

Në këngë nuk ka asnjë referim në lidhje me Formula 1, por përmendet shpesh togfjalëshi “Formula Valteri Botas”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button