VIDEO/ Momenti kur VAR sistemi mori fitoren e Juventusit

Juventusi ka barazuar ndaj Salernitanas 2-2, por goli i shënuar në fund të ndeshjes u mohua nga sistemi VAR.  Në minutën e 18′ miqtë befasuan me Antonio Kandrevan. Goli i dytë për miqtë erdhi në kohën shtesë të pjesës së parë me penallti, ku Krishtof Piatek shënoi për 2-0.

Me të filluar pjesë e dytë Juventusi u kthye në lojë me në gol të Bremer me kokë për 2-1. Në kohën shtesë Juventusi fitoi penallti, ndërsa nga pika e bardhë gjuajti Bonuçi, ku fillimisht gaboi, por nga topi i kthyer shënoi për 2-2.

Pas katër minutash Juventusi shënoi sërish, me Marek Milik që gjeti rrjetën për 3-2 me një goditje me kokë.

 

Gjyqtari shkoi ta shikojë golin, duke vendosur për anulimin e tij, ndërsa kjo krijoi rrëmujë të madhe, ku nuk munguan as katonët e kuq. Milik, Alegri dhe Kadrado u larguan me karton të kuq.

LEXO EDHE:

Back to top button