VIDEO / Murinjo pas historisë në Tiranë, përball qëndron Fejnordi

Skuadra e Romës shënoi fitore me 1-0 ndaj Lester Sitit, në ndeshjen e dytë të gjysmëfinale dhe me rezultat të përgjithshëm 2-1 kaloi në finalen e madhe të Ligës së Konferencave.

Tami Abraham ishte golashënuesi i vetëm në “Olimpiko” në minutën e 11-të. Lesteri nuk pati një rast serioz edhe pse kishte posedimin e topit, kështu që me meritë u largua nga kjo garë.

Për Romën kjo është finalja e parë europiane në 31 vite e fundit. Trajneri Hoze Mourinho ka vazhduar fushatën e tij të madhe në Kupat e Europës dhe nëse feston në finalen e madhe në Tiranë më 25 maj, do të bëhet trajneri i vetëm në Europë, me trofe në Kupën UEFA (Porto), Ligën e Kampionëve (dy here – me Porton dhe Inter), Ligën Evropa (Man. Junajted) dhe Ligën e Konferencave.

 

Roma’s head coach Jose Mourinho stands during a Conference League semifinal second leg soccer match between Roma and Leicester City, at Rome’s Olympic Stadium, Thursday, May 5, 2022. (AP Photo/Andrew Medichini)

 

 

 

Kundërshtar i Romës në ndeshjen finale do të jetë skuadra e Fejnordit, i cili barazoi pa gola si mysafir ndaj Olympik Marsejës dhe falë fitores 3-2 në ndeshjen e parë, erdhi në finalen e madhe.

LEXO EDHE:

Back to top button