VIDEO / Nga karriga me rrota në ring, transformimi i shpejtë i ish kampionit të botës

Pak javë më parë, legjenda e boksit Majk Tajson fotografohej teksa lëvizte në një karrige me rrota, që shtyhej nga një person tjetër. Ndërsa sot, ai ka postuar një video, ku duket në formë të shkëlqyer në ring, duke treguar edhe një herë aftësitë e tij prej kampioni.

Majk Tajson u tërhoq nga boksi në vitin 2005 dhe duket se ka kaluar problemet shëndetësore që ka patur së fundi. Gjatë një postimi në rrjetet sociale, ai është duke u stërvitur bashkë me trajnerin e rij Rafael Kordeiro.

 

“Duke u stërvitur me grushte”, shkruan Tajson.

 

Boksieri 56-vjeçar kishte probleme shëndetësore së fundi dhe kjo u vërejt kur u fotografua në një karrige me rrota, në aeroportin e Majamit. Boksieri sqaroi se vuante nga nervi shiatik, një nga arsyet që e detyruan të lërë boksin. Gjithsesi, duket se ish kampioni i botës së peshave të rënda është rikthyer.

LEXO EDHE:

Back to top button