Video/ Nokaut i vitit në Kaliforni, boksieri del jashtë ringut

Boksieri amerikan Xhon Ramirez mund të mos jetë shumë i njohur për publikun e gjerë, por sigurisht që kjo do të ndryshojë, pas fitores së tij të fundit.

Boksieri 25-vjeçar, i cili garoi në kategorinë e peshave të lehta, arriti që të regjistrojë fitoren e tij të 10-të në ring profesionist, në një natë galla në Kaliforni të SHBA gjatë fundjavës.

Ramirez mposhti meksikanin Xhian Salvatierra me një nokaut jashtëzakonisht të rëndë në raundin e parë. Pavarësisht peshës 51 kilogramë në kategorinë në të cilën po luftojnë, Ramirez tregoi forcë serioze në duar, duke e nxjerrë kundërshtarin jashtë ringut me një goditje direkte në kokë.

LEXO EDHE:

Back to top button