VIDEO / Nuhiu, heroi i Altahut në sfidën ndaj Austria Viena

Atdhe Nuhiu ia ka siguruar Altahit tre pikë në fitoren ndaj Austria Viena, në kuadër të javës së tretë në Superligën e Austrisë. Derisa skuadra e sulmuesit shqiptar u largua në disavantazh nga pjesa e parë, në të dytën ishte tërësisht një skenar tjetër. Ndërsa pranuan edhe golin e dytë, Altah u aktivizua tej mase në sulm dhe kjo rezultoi me fitore në shtëpi.

Ishte minuta e 64-të e takimit, kur Atdhe Nuhiu shënoi për 2-1, për të ngushtuar epërsinë e kundërshtarëve prej një asistimi për Amankvah. Rezultati pas dhjetë minutash ishte 2-2, pasi Braunoder (74’) shënoi një auto-gol, për t’i barazuar shifrat.

Kur u mendua se dy skuadrat morën nga një pikë, Atdhe Nuhiu u shfaq edhe një herë në listën e golashënuesve, për të përmbysur rezultatin në 3-2 në minutën e 90+4-të.

 

LEXO EDHE:

Back to top button