VIDEO/ Për 11 ditë pune, arkëton trofeun e parë

Paris Sen Zhermeni e ka fituar trofeun e Superkupës së Francës pasi e ka mposhtur Marsejen me rezultat 2-1. Mauro Ikardi e kaloi skuadrën e Maurisio Poketinjos në epërsi në minutën e 39’, ndërsa braziliani Nejmar e dyfishoi atë në 2-0 në minutën e 85’ nga penalltia. Marseja arriti ta ngushtonte avantazhin në 2-1 me golin e Pajetit, një minutë para mbylljes së ndeshjes. Ky është trofeu i parë i Poketinjos me skuadrën franceze. Argjentinasi në 11 vjet karrierë si trajner duke menaxhuar klube sikurse Espanjol, Sautempton dhe Totenham, nuk ka fituar asnjëherë trofe, por ka arritur një gjë të tillë vetëm për 2 javë në PSZH.

“Kjo fitore vlen më shumë se një trofe, janë nderi dhe krenaria gjërat kryesore për klubin dhe për tifozët. Me hapa të sigurt, skuadra po bën atë çfarë unë kam kërkuar. Ky është vetëm fillimi. Ne besojmë se me kohë dhe punë, mund të instalojmë idetë tona dhe të kemi progres përpara. Dua të falenderojë lojtarët, drejtorin sportiv Leonardin dhe presidentin Al-Khelaifi për mundësinë,” tha mes tjerash Poketinjo.

LEXO EDHE:

Back to top button