VIDEO/ Presidenti i klubit kapet nga kamera duke marrë 25 mijë dollarë!?

Skuadra e San Lorenzos është sërish në sy të stuhisë, këtë herë për shkak të një skandali që ka përfshirë drejtpërdrejt presidentin e klubit, Marselo Moreti, i cili u kap duke marrë “para të zeza” nga nëna e një futbollisti të ri nga kategoritë e të rinjve për ta “firmosur” në klubin e tij.
Incidenti u transmetua publikisht nga Canal 9, i cili publikoi audio dhe imazhe nga një kamerë e fshehtë që regjistronte bisedën midis presidentit të San Lorenzos dhe nënës së lojtarit, së cilës ai i kërkoi 25,000 dollarë që klubi të nënshkruante kontratën e parë me të.
Për një vit, thashethemet qarkulluan brenda klubit për një video të dyshuar që implikonte presidentin në një rast të marrjes së parave të zeza për të finalizuar një nënshkrim. Më në fund, këtë të javë materiali u transmetua në programin TLNdenuncia, drejtuar nga Tomas Mendez në Canal 9.
“Fol sikur të ishte punë”, ishin fjalët e para të Morettit gjatë takimit me gruan, e cila i foli për shumën që duhej të “investonte” që djali i saj të ishte pjesë e ekipit. Presidenti nuk la vend për dyshime duke konfirmuar: “25,000 ose 30,000 dollarë”, sipas zbulimeve audio të programit. Edhe pse nëna u përpoq të binte dakord për një pagesë në dy këste, Moretti ishte i qartë: “Sa më shpejt, aq më mirë…”. Biseda përfundoi me një deklaratë të prerë: “Të jap 25 mijë, por nënshkruaj me fëmijën”.
Para se të finalizonin dorëzimin e parave, të dy folën për situatën aktuale të futbollistit të ri dhe se sa “i lumtur” ishte ai me fotot dhe veshjet e klubit që kishte marrë bashkë me pjesën tjetër të skuadrës.
Marcelo Moretti, presidente de San Lorenzo, enganchado recibiendo 20 lucas verdes para subir a un pibe.
Volvieron los viejos valores, volvieron los dirigentes de verdad 🚬 pic.twitter.com/JZGaefafuw
— Premier League Argento (@EPLargento) April 22, 2025
Në të njëjtën video shfaqet edhe Francisco Sanchez Gamino, Drejtor i Kabinetit Kombëtar të Ministrave, i cili ishte i pranishëm me Morettin gjatë dorëzimit. Pamjet tregojnë momentin kur gruaja nxjerr një shumë të konsiderueshme parash, të cilat përfunduan në xhaketën e presidentit të San Lorenzo./Telegrafi/