VIDEO / Reali klinik në Milano, Rodrigo siguron 3 pikë

Përballja mes dy gjigantëve evropian, Inter Milanit dhe Real Madridit, ka prodhuar shumë emocione dhe shumë raste për gol, ndërsa vendimi ka ardhur vetëm në fund të takimit, në të mirë të mysafirëve nga Madridi. Gjiganti italian ishte më dominues nga fillimit dhe pati disa raste shënimi përmes Lautaro Martinezit dhe Edin Xhekos.

Në anën tjetër ‘Mbretërit’ sulmonin më shumë përmes kundër-sulmeve duke shfrytëzuar shpejtësin e Vinisiusit.

Pjesa e dytë ishte më e baraspeshuar me ‘Los Blancos’ që dolën disa herë në sulm. Kur u mendua se ndeshja do të mbyllej baras, doli në skenë Rodrigo që realizoi në min e 90’ për 0-1 për të siguruar 3 pikët e para për Real Madridin, ndërsa Interi mbetet pa pikë.

Në duelet tjera, PSZH nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 në terrenin e skuadrës belge të Klub Brizh. Lionel Messi zhvilloi 90 minuta, por pa arritur të ndihmojë ekipin e tij të marre tre pikë në këtë duel. Ander Herrera shënoi për ‘parisienët’, ndërsa Hans Vanaken për belgët. Nuk kishte fitues edhe në përballjen në mes Atletiko Madridit dhe Portos.

Ndërkohë ishte një goladë e vërtetë në dy takimet e tjera, kur Man. Siti mundi Lejpcigun me 6-3, ndërsa Ajaksi në trsnafertë demoloi Sportingun në Lisbonë me 5-1.

 

LEXO EDHE:

Back to top button