VIDEO / Rej Manaj në formë, sërisht shënon 2 gola

Sulmuesi shqiptarë te Barcelona B, Rej Manaj po kalon një moment të mirë, teksa ka shënuar sërish dy gola. Kësaj radhe sulmues shënoi dy gola ndaj skuadrës L’Hospitalitet. Sulmuesi lushnjar realizoi pas 20 minutash lojë me një goditje me kokë. Goli i dytë i tij personal erdhi në minutën e 44-t, me penallti, duke i çuar shifrat në 3-0 për katalanasit.

 

 

Me këtë sukses, Barcelona B ngjitet në vend të dytë në grupin e saj te kategoria e tretë, 3 pikë larg Andorra FC që kryeson.

LEXO EDHE:

Back to top button