VIDEO / Rrahje masive në bejsbollin amerikan, disa lojtarë të lënduar

Ndeshja mes Sietël Mariners dhe Los Angeles Anxhels, kaloi me një zënkë të madhe në të cilën morën pjesë edhe trajnerët e skuadrave.

Një nga lojtarët e Sietëllit, ka nisur të bërtasë ndaj kundërshtarit, i cili ka reaguar menjëherë dhe për pak minuta, incidenti nuk ka mundur të ndalet.

Entoni Rendon dëmtoi kyçin e dorës së djathtë gjatë këtij incidenti dhe duhet të shkojë në një pushim të gjatë, ndërsa e njëjta gjë e pret edhe Xhes Uikner, që mori një goditje në fytyrë.

 

 

Drama përfundoi me përjashtimin e disa lojtarëve dhe trajnerëve, ndërsa pushimi zgjati plot 20 minuta, pas së cilës të dy skuadrat vazhduan me ndeshjen.

LEXO EDHE:

Back to top button