VIDEO: Rrënoja dhe panik në Kubë, një tërmet i fortë tronditi ishullin

VIDEO: Rrënoja dhe panik në Kubë, një tërmet i fortë tronditi ishullin

Disa video të publikuara në rrjetet sociale flasin për tërmetin e fortë që goditi pjesën jugore të ishullit të Kubës. Bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 5.9 ballë sipas shkallës Rihter pranë bregut jugor të ishullit të Kubës, jo shumë larg qytetit të madh të Santiago de Kubës, tha Instituti Amerikan i Gjeofizikës (USGS).

Për momentin nuk ka informacione për shkallën e dëmeve dhe nëse ka të lënduar.

Epiqendra e tërmetit ishte 14.2 kilometra nën oqean, rreth 35 kilometra nga bregu i Bartolome Masso dhe 175 kilometra nga Santiago de Kuba.

LEXO EDHE:

Back to top button