VIDEO / Sherr edhe mes basketbollisteve në palestër, kërcet dajaku

Flamurtari dhe Partizani janë finalistët e Kategorisë së Parë në basketbollin e femrave për edicionin 2022-2023. Vlonjatet fituan edhe ndeshjen e dytë në Shkodër kundër Vllaznisë në shifrat 76-41, ndërsa “Të kuqtë” mposhtën sërish Tiranën në derbi, këtë herë me rezultatin 86-83 në gjysmëfinalen e dytë.

Por më shumë se basketbolli i luajtur, nga gjysmëfinalet e “play off”-it veçohet skandali që ka ndodhur dje në derbin e kryeqytetit. Një ngjarje e pazakontë në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, menjëherë pas sirenës që sinjalizoi fundin e ndeshjes.

Pas disa “fërkimeve” gjatë lojës, Antoinette Bannister e Partizanit dhe Ebi Dishnica e Tiranës u bënë protagoniste të një sherri, ku nuk munguan as grushtet, por as shqelmat e një djaloshi të futur në parket, i cili goditi basketbollisten amerikane në fushën e lojës.

Skena të turpshme dhune, që nuk kanë asnjë lidhje me sportin, të cilat ia prishën bukurinë ndeshjes, për ta kthyer parketin në arenë përleshjej./Panoramasport/

LEXO EDHE:

Back to top button