VIDEO / Shkëlqejnë Et’hemi dhe Roca, fiton Istanbulspori

Valon Et’hemi dhe Eduart Roca ishin protagonistët kryesor në fitoren e Istanbulsporit në transfertë ndaj Alltaj-it me 3-1. Në sfidën e javës së 19-të në Ligën e Dytë të  Turqisë, Valon Et’hemi shënoi golain e parë, pasi që Eduart Roca hapi rezultatin për miqtë nga Stambolli.

- Advertisment -

Vendasit e Altaj-it provuan të rikthehen në lojë pas golit të Jildirim në minutën e 57-të, mirëpo ishte Onur Orgun, ai i cili në minutën e 85-të, vulosi fatin e këtij takimi, duke shënuar edhe golin e tretë dhe të fitores për Istanbulspor. Ndryshe pjesë e kësaj fitore të Istanbulspor, ishte edhe shqiptari i tretë te kjo skuadër, Kristal Abazaj, i cili në minutën e 66-të zëvendësoi Valon Et’hemin.

Kujtojmë që Istanbulspor pas 19 xhirove, mban pozitën e dytë në renditje me 40 pikë, një më pak se kryesuesit e Giresunspor, ndërkohë Altay me 32 pikë renditet në pozitën e 6-të.

LEXO EDHE:

Back to top button