VIDEO / Vjen përplasja e parë në mes Mesit dhe Ramosit te PSZH

Lionel Mesi nuk ka qenë aspak i kënaqur me Serhio Ramos pas një ndërhyrje të rrezikshme të mbrojtësit spanjoll gjatë një seance stërvitore të Paris Sen Zhermenit. Dy yjet janë përplasur për pjesën më të madhe të shekullit të 21-të gjatë kohës kur kanë luajtur për dy prej skuadrave më të suksesshme të La Liga-s. Dhe gjakrat janë nxehur mes dy shokëve të skuadrës gjatë një stërvitjes së fazës përgatitore.

Ish-kapiteni i Real Madrid ka bërë një ndërhyrje të rrezikshme në tentativë për të ndaluar ish-yllin e Barçës. Megjithatë, 35-vjeçari ka arritur të shënojë pavarësisht ndërhyrjes së pësuar. Më pas, shtatë herë Topi i Artë është kthyer nga Ramos i zemëruar.

 

Tifozët nuk e kanë lënë t’u shpëtojë ky moment dhe kanë mbushur rrjetet sociale me komente të ndryshme duke kujtuar ditët e përplasjeve të mëdha mes dy futbollistëve gjatë “El Clasico”-s.

LEXO EDHE:

Back to top button