VIDEO / Xhorxhina befason bashkëshortin, me bishën luksoze për Krishtlindje

Xhorxhina Rodriguez, e ka befasuar bashkëshortin e saj, Kristiano Ronaldon me një dhuratë luksoze për Krishtlindje këtë vit, duke i blerë yllit portugez një makinë “Rolls Royce”. Ish-sulmuesi i Man. Junajtedit, aktualisht po shijon pak kohë me familjen e tij, pasi fushata e tij në Kupën e Botës me Portugalinë përfundoi në në çerekfinale.

Ronaldo është gjithashtu një futbollist i lirë, pasi kontrata e tij me “Djajtë e Kuq” u ndërpre, me një lëvizje në Arabinë Saudite, që duket si opsioni më i mundshëm për të në afatin kalimtar të janarit. Por e gjithë kjo po zmbrapset për momentin pasi Ronaldo kalon pak kohë cilësore me të dashurit e tij.

Dhe partnerja Xheorxhina ndau një video në “Instagram” duke dokumentuar disa nga ditët e tyre në Krishtlindje. Një pjesë e klipit shfaqte Ronaldon, Xhorxhinën dhe fëmijët që dilnin përpara shtëpisë./albeu.com/

LEXO EDHE:

Back to top button