Videoloja legjendare tani e disponueshme në disa modele Volkswagen

Videoloja legjendare tani e disponueshme në disa modele Volkswagen

Volkswagen ka bërë të ditur se ka përditësuar softuerin në veturat e tij elektrike, ku ndër të tjera përfshihet edhe integrimi i lojës së famshme Pac-Man.

Loja do të jetë e disponueshme për rreth 300,000 modele ID elektrike në Evropë.

Pac-Man tani mund të luhet në sistemin AirConsole të Volkswagen, përcjell Telegrafi.

Fillimisht, loja do të jetë e disponueshme për të gjitha modelet që integrojnë sistemin operativ ID Software 4.0 dhe të gjitha ato që do të prodhohen këtë vit.

Përafërsisht 300,000 Volkswagen do të marrin lojën Pac-Man në Evropë.

Ajo që është shumë e rëndësishme, loja Pac-Man Championship Edition, siç është emri i plotë, do të jetë e disponueshme vetëm kur vetura është e parkuar dhe motori është i fikur.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që një prodhues ka vënë video lojëra të disponueshme në veturat e tij.

Mercedes-Benz, për shembull, i lejon pasagjerët të luajnë Angry Birds në sistemin e tij Hyperscreen. 

LEXO EDHE:

Back to top button