Virusi korona, 130 raste të reja dhe 2 viktima


Në raportin ditorë të Ministrisë së Shëndetësisë figurojnë 130 raste të reja me virus korona, nga gjithsej 1742 teste të bëra. Raste te reja janë regjistruar në 16 qytete nga të cilat numër dyshifrorë të të infektuarve regjistron Shkupi  18 në Gostivar dhe nga 13 në Shtip dhe Tetovë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend është 12970, por vetëm 2908 nga rastet janë aktive.

Qytete/ Raste
Shkup-40
Gostivar-18
Shtip-13
Tetovë -13
Dy persona ndërruan jetë gjatë natës së kaluar, një 70 dhe një 75 vjeçar. Numri i përgjithshëm i viktimave nga virusi korona në vendin tonë është 549.

Sot është një nga ditët kur numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve. 152 fituan betejën me virusin korona. Numri më i madh i të shëruarve është në Shkup, Kumanovë dhe Shtip, respektivisht 87,18 dhe 14. Duke përfshirë të dhënat e raportit të fundit të ministrisë, lista e të shëruarve mban emrat e 9513 pacientëve.
Organizata botërore e Shëndetësia ka alarmuar se virusi gjithmonë e më shumë po përhapet nga të rinjtë në të 20-tat, 30-tat apo 40-tat, shumica e të cilëve nuk e dinë se janë të infektuar dhe po rrezikojnë grupet e cenueshme. Nga kjo organizatë thonë  se këtë muaj numri i të rinjve të infektuar në botë është rritur ndjeshëm, duke vënë në rrezik të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore në zonat me popullsi të dendur. Së fundmi në vendin tonë ka pasur edhe viktima të rinj në moshë, në disa raste persona të cilët nuk kanë vuajtur nga sëmundje të tjera.

Evi Shkopi

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button