Virxhil Van Dajk, nuk do të luajë në “EURO 2020”

Mbrojtësi i Liverpulit, Virxhil van Dajk ka konfirmuar se ai nuk do të luajë për kombëtaren e Holandës në Kampionatin Evropian. Qendërmbrojtësi ka humbur shumicën e sezonit me një lëndim që ka pasur në ligamentin e tij dhe nuk do të jetë i gatshëm për Evropian. Mbrojtësi është i bindur se do të jetë në dispozicion për trajnimin para-sezonal të Liverpulit.

“Me gjithçka që po ndodh, ndihem fizikisht se është vendimi i duhur që kam vendosur të mos shkoj në Euro dhe të vazhdoj në fazën time të fundit të rehabilitimit. Pra, fokusi i plotë do të jetë në para-sezonit me klubin dhe ky është një qëllim realist, kështu që unë jam duke pritur për këtë”, u shpreh lojtari në faqen zyrtare të klubit.

Mbrojtësi i ‘The Reds’ ka treguar së është zhgënjyer shumë që po humbet Eurot, mirëpo gjërat nuk kanë shkuar siç duhet për të.

LEXO EDHE:

Back to top button