Vjen fitorja e parë për Poketinjon, gabon Lioni

Maurisio Poketinjo ka marrë fitoren e parë në krye të PSZH. Ekipi i tij fitoi me rezultatin 3-0 kundër Brest duke marrë 3 pikë me shumë vlera në tabelën e klasifikimit.

Moise Kin realizoi golin e avantazhit për 1-0, ndërsa në 45 minutat e dyta kishte vend dhe për golat e Ikardit që realizoi goli e dytë me pasimin e Mbapes, ndërsa Sarabia i vuri kapak ndeshjes me asistin e Ikardit.

Ndërkohë gabon Lioni që barazon me rezultatin 2-2 kundër Renit në transfertë, ndërsa Lille nga krahu tjetër mori një fitore të vuajtur ndaj Nimesit për 0-1.

LEXO EDHE:

Back to top button