Vjen kërkesa shokuese e Iranit, që bazohet në rregulloren e FIFA-s

Tension shumë i lartë mes Iranit dhe SHBA në Botërorin e Katarit, ku dy kombëtaret janë përfshirë në Grupin B (që i sheh të dyja ende në garë për kualifikimin në 16-she) dhe do të përplasen në sfidën e fundit të fazës së grupeve.

Mediat iraniane po bëjnë thirrje që SHBA të përjashtohen nga Kupa e Botës, pasi llogaria zyrtare në Twitter e ekipit kombëtar të futbollit amerikan postoi një imazh të renditjes së grupit B të Kupës së Botës, por hoqi stemën e Republikës Islamike nga flamuri trengjyrësh.

Një zgjedhje që ndezi protesta në Iran, ku Agjencia e Lajmeve Tasnim, një nga agjencitë pro-qeveritare, bëri thirrje për zbatimin e rregullores së FIFA-s: “Shtetet e Bashkuara shkelin statutet e FIFA-s duke publikuar një imazh të shtrembëruar të flamurit iranian. Seksioni 13 i rregullores shpjegon se duhet të dënohet me 10 ndeshje”.

Nga ana e saj, federata amerikane shpjegoi se gjesti u bë për të treguar “mbështetje për gratë në Iran që luftojnë për të drejtat themelore të njeriut”, duke shtuar se ishte një nismë e vetme, aq sa në një postim të mëvonshëm (kushtuar përplasjes direkte) simboli i përçarjes është rikthyer sërish në qendër të flamurit iranian./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button