Vjen oferta e parë konkrete për Xhud Belingamin nga Spanja

Real Madridi thuhet se ka bërë lëvizjen e tyre të parë për Xhud Belingamit me një ofertë transferimi prej 140 milionë eurosh. Lojtari 19-vjeçar është një nga talentët më të kërkuar në futbollin botëror pas paraqitjeve të tij në Kampionatin Botëror dhe te Borusia Dortmund. Real Madridi nuk është skuadra e vetme e interesuara për shërbimet e anglezit, pasi Çellsi, Liverpulli, Mançester Junajted dhe Mançester Siti, i duan po ashtu ato.

“Sport 1” raporton se Real Madridi ka dorëzuar ofertën e tyre të parë te Dortmundi për asin me vlerë rreth 140 milionë euro në një përpjekje për të mposhtur rivalët e tyre.

Klubi spanjoll kishte refuzuar fillimisht ta paguajë atë shumë, por duke parë interesimin e madh nga top klubet e Evropës, ata janë detyruar ta ofrojnë atë shumë. Në verën e këtij viti pritet që të përcaktohet e ardhmja e Bellingham, ndërsa lojtari thuhet se e preferon kalimin në “Santiago Bernabeu”, para skuadrave të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button