“VLEN”, Kasami: Po bisedojmë për shkrirje në një parti

“VLEN”, Kasami: Po bisedojmë për shkrirje në një parti

Koalicioni VLEN vazhdon diskutimet për shkrirjen në një parti. Bilall Kasami përsërit arsyetimin se ky proces është kompleks, ndërsa po bisedojnë për çështjen e lidershipit, por edhe shkrirjen e strukturave. Sipas Kasamit, ideja është që brenda VLEN-it të përfshihen edhe aktivistë të ndryshëm që duan të futen në politikë.

“Nuk duam që me mekanizma administrativ ta mbyllim çështjen e VLEN-it, t’i zgjidhim problemet se kush do të jetë lideri, si do të jetë ndarja poshtë dhe kjo të jetë mbyllja apo përfundimi i idesë së VLEN-it. Ne duam me idenë, konceptim që do ta ndërtojmë që do të jetë hapja e VLEN-it edhe për gjithë aktivistët brenda subjekteve politike, por edhe ata të cilët duan të kyçen në politikë dhe të jenë pjesë e VLEN-it”, tha Bilall Kasami, VLEN. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button