VMRO-DPMNE: Drejtorët, paga mbi 4000 euro

VMRO-DPMNE: Drejtorët, paga mbi 4000 euro

Partia opozitare VMRO-DPMNE, njoftoi sot se drejtorët në disa ndërmarrje publike, marrin pagë në muaj aq sa një qytetar mesatar fiton për më pak se dy vjet. Si shembull kanë treguar kryetarin e Bordit të Drejtorëve dhe drejtorin ekzekutiv të M-NAV, Fahrudin Hamidi, i cili ka të ardhura mujore prej 345 mijë denarë, dhe anëtarin e Bordit të Drejtorëve dhe drejtorin ekzekutiv të M-NAV, Vllado Kërstevski me pagë prej 266 mijë denarëve. VMRO DPMNE këtë aferë e ka quajtur “Parazitë”.

“Nuk ka krizë për këta qeveritarë, përderisa LSD-ja është në pushtet, dhe përderisa LSD merr kredi dhe e shlyen nga buxheti, do të mundet t’u paguhen rroga dhe para, që shumica e popullit nuk do t’i fitojnë kurrë në jetën e tyre”, tha Ivica Tomovski, VMRO-DPMNE. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button