VMRO-DPMNE-ja ishte e pranishme në takimin e Dialogut Zhan Mone

VMRO-DPMNE-ja ishte e pranishme në takimin e Dialogut Zhan Mone

VMRO-DPMNE-ja ishte e pranishme në takimin e sotëm për vazhdimin e Dialogut Zhan Mone, të cilin e kishte bojkotuar për një periudhë. Takimi në Kuvend ishte në përbërje të plotë me përfaqësues të LSDM-së, VMRO DPMNE-së, BDI-së, NSDP-së, Alternativës, Aleancës për Shqiptarët dhe Besës.

Siç njoftojnë nga Kuvendi, sot ka përfunduar faza e analizimit të të gjithë neneve të Rregullores së Kuvendit kurse një takim i radhës pritet në gjysmën e dytë të muajit janar. Procesverbali për takimin e sotëm do të dërgohet te eurodeputetët Shider, Valsman dhe Kjuçuk, meqë ky proces ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Ky ishte vazhdim i pestë i Dialogut Zhan Mone, një proces i filluar që në vitin 2018 me qëllim të krijimit të një Rregulloreje të re të punës së ligjvënësit. Këto ndryshime duhet të sigurojnë punë pa pengesa dhe pavarësi më të madhe të këtij institucioni.

LEXO EDHE:

Back to top button