VMRO-DPMNE: LSDM të kërkojë falje për veprimet e Grubit, ishin bashkë me BDI-në në koalicion
VMRO-DPMNE: LSDM të kërkojë falje për veprimet e Grubit, ishin bashkë me BDI-në në koalicion

Gazetar: Zekirija Haxhiu
Një muaj pas arratisjes së ish zv.kryeministrit Artan Grubi, i cili më 15 dhjetor u nis për obligime private jashtë vendit, dhe sapo t’i përfundonte do të kthehej. Por që atëherë, nga Grubi nuk ka asnjë gjurmë se ku ndodhet. Vendndodhjen e Grubit nuk e di as Prokuroria Publike. Kryeprokurori Ljupço Kocevski së fundmi tha se meqenëse ka urdhërarrest për të, shpreson që të kapet dhe të ekstradohet. Nga ana tjetër ministri i brendshëm Toshkovski, së fundmi zbuloi se MPB ka informacione operative për vendndodhjen e Grubit, dhe se i kanë kontaktuar shërbimet kompetente të atij vendi. Megjithatë, këto informacione siç tha Toshkovski, nuk janë zyrtare. E derisa autoritetet nuk zbardhin detaje, partitë politike vazhdojnë përplasjet për fajësinë e veprave dhe ikjen e tij. Nga VMRO-DPMNE thonë se për hapat e Grubit fajtore ishte LSDM-ja për shkak se kishte njohuri për gjithçka. Derisa nuk kërkojnë falje për veprimet e tij, nuk mund të thonë se janë distancuar, thonë nga VMRO-DPMNE.
“Të mos ishte LSD dhe dëshira e tyre për pushtet me çdo kusht, nuk do të ndodhte fare Artan Grubi. Artan Grubi bëri krime milionëshe në kohën kur me MPB-në udhëhiqte Oliver Spasovski, kryeministra ishin Zaev e Kovaçevski, ndërsa gjyqësia dhe prokuroria ishin nën presionin e tyre. Në situata të tilla, LSD nuk mund të thonë se nuk e kanë ditur çfarë bënë Artan Grubi”, tha Brane Petrushevski – VMRO-DPMNE.
Ndërkohë nga LSDM asnjë reagim për akuzat e VMRO-DPMNE-së, sa i përket veprimeve të Grubit. Nga kjo parti, para pak ditësh kumtuan se vet VMRO-DPMNE bashkë me BDI-në kanë mundësuar ikjen e Grubit, si pjesë marrëveshjeve për bashkëpunim pas zgjedhjeve./Alsat.mk