VMRO-ja “e përmbajtur” për ndryshimet në rezolutë

VMRO DPMNE do të jetë e përmbajtur gjatë votimit të Rezolutës që vetë ata e kanë propozuar, nëse përmes amandamentit të vetëm të LSDM në tekstin fillestar të shtohet edhe emri kushtetues i shtetit. Deputeti Antonio Milloshoski tha se Rezoluta do të diskutohet posa të përfundojë debati mbi buxhetin shtesë, i cili tashmë është në leximin e dytë dhe ditën e dytë. Kjo do të thotë që jo më vonë se dhjetë ditë, Rezoluta do të futet në rendin e ditës para deputetëve. Sipas asaj që tha Milloshoski, shumica ka votat për ka miratuar Rezolutën duke i shtuar emrin Maqedonia e Veriut, por që deputetët e opozitës maqedonase nuk do ta votojnë as pro e as kundër, dokumentin e hartuar nga ta për të mbrojtur gjuhën dhe identitetin maqedonas karshi bllokadës së Bullgarisë së vënë në rrugën drejt integrimit në BE.

LEXO EDHE:

Back to top button