VMRO: Grubi – Kovaçevski lejojnë spiunimin e Bektelit

VMRO: Grubi - Kovaçevski lejojnë spiunimin e Bektelit

Gazetar: Mefail Ismaili

VMRO-DPMNE-ja ka kërkuar përgjigje nga Grubi dhe Kovaçevski nëse me qëllim lejojnë spiunimin e Bеketelit amerikan nga kompani me lidhje ruse dhe kineze. Sipas opozitës maqedonase konsorciumi IRD Eptisa, EuroKonstalting, Elektra Solushën që do të mbikëqyrin ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10 D, çon te lidhje ruse dhe kineze. Sipas Bojan Stojanoskit, që të marrë licencë, kompania që do të mbikëqyr ndërtimet e korridorit 8 dhe 10D ka marrë punëtor nga kompania Instituti për rrugë – Veles e cila ka lidhje ruse.

“Në këtë mënyrë njerëz nga kompania e cila tërheq rrënjë nga lidha ruse janë pjesë e Elektra Sollushën. Vallë Instituti për rrugë veles nuk mori pjesë në thirrjen e re dhe e lëshoi firmën e lidhur Elektra Sollushën, vetëm që të fshihet lidhja ruse? Vallë për këtë merren të punësuar nga kompania e firma e babait tek firma e djalit? A nxirret licencë për këtë qëllim për Elektra Sollushën dhe në mes të shpalljes ndryshohen kushtet e pjesëmarrjes… Vallë Grubi dhe Kovaçevski me vetëdije lejojnë spiunimin e Bektel-it nga ana e kompanive me lidhje ruso-kineze?”, tha Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button