VMRO—ja me propozim ligj për amnisti të plotë të të dënuarve për ngjarjet e “27 prillit”

VMRO—ja me propozim ligj për amnisti të plotë të të dënuarve për ngjarjet e “27 prillit”

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka dorëzuar sot në Kuvend propozim ligjin për amnisti të personave të dënuar për ngjarjet e 27 prillit 2017. Sipas koordinatorit të grupit parlamentar të partisë opozitare, ky ligj është rezultat i iniciativës dhe angazhimit të përbashkët të avokatëve Janaki Mitreski dhe Dragan Peshevski dhe të gjithë grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit.

“Është shumë e rëndësishme të theksohet se është vetëm një vazhdimësi e Ligjit të mëparshëm për amnistinë i cili është miratuar në dhjetor të vitit 2018, por me një korrigjim të madh dhe thelbësor, që është tejkalimi i selektivitetit dhe drejtësisë selektive që ka rezultuar nga ligji i miratuar në vitin 2018”, theksoi Micevski.

Me këtë ligj, theksoi ai, do të mbulohen pa përjashtim të gjithë personat e dënuar për ngjarjet e 27 prillit./MIA

LEXO EDHE:

Back to top button