VMRO me strukturë të re drejtuese, hiqet funksioni i nënkryetarit
VMRO me strukturë të re drejtuese, hiqet funksioni i nënkryetarit
Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së do të zgjedhë përbërjen e re të komitetit ekzekutiv dhe udhëheqjen e re të partisë. Risi, siç njoftoi kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski, do të jetë shfuqizimi i pozitës nënkryetar partie.
Nënkryetarët aktualë Aleksandar Nikolloski, Vllado Misajllovski, Gordana Dimitrieska Koçoska dhe Timço Mucunski, do të propozohen për anëtarë të komitetit ekzekutiv.
VMRO-DPMNE do të ketë vetëm kryetar, sekretar të përgjithshëm dhe anëtarë të komitetit ekzekutiv. Përbërja e re e komitetit ekzekutiv duhet të numërojë 29 vetë dhe siç ka bërë të ditur Mickoski, deri në 25% do të jenë anëtarë të rinj.








